– Me 4 prill të vitit 2000 një grup shokësh afarist ,menaxhues dhe profesionist nga Kumanova themelojnë ndërmarjen ARS Projekt,nën udhëheqjen e Qerim Zeqirit në Prishtinë-R. e Kosovës dhe vendosin të investojnë në ndërtimin e fabrikës së betonit në hyrje të Prishtinës në lagjën Vetërnik. Në ate kohe fabrika e betonit punon me një kapacitet të madh në prodhimin e betonit ku merr pjesë në ndertimin e shumë objekteve dhe monumenteve të ndryshme siç janë: betonimi i pllatosë së bustit të Skenderbeut qe është betonuar me një beton special i recepruar nga profesori i mirënjohur në leminë e betonit prof. Muhamed Vranica e i prodhuar nën udheheqjen e z.Qerim Zeqirit.Antenat ,transmetuesit dhe repetitorët në Golesh –një pikë e lartë prej ku shpërndahen sinjalet në Rrafshin e Dugagjinit dhe në jug deri në Kaçanik,si dhe shumë qendra tregtare,restorante ndertesa banimi,fakultete,kazermat e KFOR-it Danez dhe Norvegjez etj.
– Me 3 prill të vitit 2005-udhëheqsia e ARS Projekt-it në krye me Qerim Zeqirin vendosin të shesin fabrikën në Kosovë dhe i gjithë investimi bëhet në Maqedoni dhe menjëherë kontraktohet objekti ne Kisela Vodë ne Shkup me sipërfaqe prej 10000 m/2 e cila kryhet në vitin 2007,ndërkohe në dhjetor të vitit 2005 kontraktohet objekti ELITTE te Sheshi Skenderbej në Shkup ku ARS Projekt-i paraqitet në rolin e investitorit dominant dhe së bashku me kooperantet e tij kryen objektin me çelësa në dorë në dhjetor të vitit 2008 ku dhe fillon te banojë bleresi i pare i baneses. Objekti ka gjithsejt 16000m/2 dhe është i karakterit administrativo-afarist dhe banesor me parking në dy nivele nëntoke.
– Me 9 shkurt 2010 drejtori i ARS Projekt-it z.Qerim Zeqiri në bashkpunim me korporatën e madhe botërore LUKOIL -e perfaqësuar nga drejtori gjeneral Andrej Mihailovic Kuku nënshkruan kontratën për ndërtimin e pompës së benzinës në qendër të Kumanovës për nevojat e Lukoil-it dhe objektit afarist dhe parkingut ne kate e cila do të jetë pronë e ARS Projekt-tit të cilën edhe vetë do ta investoje në tërësi.Objekti pritet që të ndërtohet në afat prej 8 muajsh.
Në këtë periudhë kohore në këtë ndërmarje si bashkëthemelues bashkangjitet biznesmeni i njohur nga Shkupi,Nehat Jusufi
– Me 5 shkurt të vitit 2010 ARS Projekt vendos të investojë në Çair ku ARS Projekt-i paraqitet si investitor dominant 100% si dhe të ndertojë objektin në një afat prej 12 muajsh me sipërfaqe prej 5800 m/2,me parking nëntokë.Objekti në fjale pritet të dorzohet në shtator të vitit 2012.
ARS Projekt-i posedon zyrat e veta te Sheshi Skenderbej si dhe 15 zyre që janë me qera po në të njejtin vend. ARS Projekt ka stafin e saj udhëheqës professional me gjashtë arkitekte professional,shërbimin juridik që perkujdeset të përcjellë ligjet dhe rregullat e ndërtimtarisë në vend si dhe në leminë e menaxhimit ashtu edhe në realizimin e ndërtimeve të ndryshme për të cilën gjë nga Ministria e transportit,telekomunikacionit dhe lidhjeve te Republikës së Maqedonisë NE PRILL TE VITIT 2010 i ka të leshuara këto licenca:
LICENCE PER DREJTOR TE NDERTIMIT
LICENCE PER PROJEKTIM
LICENCE PER REVIZION
LICENCE PER NDERTIM
LICENCE PER MBIKQYRJE
ARS Projekt kryen këto punë:
– Gërmime të tokës
– Ndërtime civile e industriale duke përfshirë godina banimi, shkolla, zyra, godina industriale, godina për parkim
– Rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash civile e industriale, veshje fasadash dhe të monumenteve të kulturës,
– Mirëmbajtje ose ristruktim i muraturës dhe mureve ndarës të çfarëdo lloji, tipi, përfshirë suvatimin,patinimin, bojatisjen dhe punime të ngjashme me to.
– Mirëmbajtje ose ristruktim të izolomit termik dhe akustik, nënçatitë dhe mbrojtja nga zjarri, izolimi i natyrave të ndryshme dhe me materiale të ndryshme.